Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet aktori amerikan, akuza për pornografi fëmijësh


Jeremiah “Jerry” Harris, një nga yjet e serive dokumentare të Netflix-it “Cheer”, është arrestuar për prodhimin e imazheve seksuale të fëmijëve.

BBC shkruan se 21 vjeçari dyshohet se ka joshur një djalë të mitur për të prodhuar video dhe fotografi seksuale të tij. Aktori akuzohet se ka kërkuar imazhe seksuale nga i mituri që nga dhjetori i vitit 2018 deri në mars 2020.

Në ankesë penale thuhet se Harris u mor në pyetje më 14 shtator dhe pranoi se ishte përfshirë në biseda të vazhdueshme me natyrë seksuale në media sociale me të miturit, duke u përpjekur t’i joshte ata të kryenin veprime seksuale me të personalisht dhe kërkonte e merrte pornografi fëmijësh në Snapchat të paktën nga 10 deri në 15 individë të tjerë, që ai e dinte se ishin të mitur.

Për më tepër, 2 të mitur e kanë paditur Harris duke thënë se ai u kërkoi atyre t’i dërgonin fotot nudo dhe gjithashtu pretendojnë se ai u kërkoi veprime seksuale.
Harris u arrestua të enjten në mëngjes dhe më vonë u paraqit në gjykatë në Çikago.

Një gjykatës tha se një seancë do të mbahej të hënën për të përcaktuar nëse ai do të qëndrojë në paraburgim ose do të lirohet me kusht, sipas raporteve të mediave amerikane.

“Ne kontestojmë kategorikisht pretendimet dhe jemi të sigurt se kur hetimi të përfundojë faktet e vërteta do të zbulohen”- tha për CNN një zëdhënës i aktorit.

Zyrtarët thonë se hetimet janë duke vazhduar dhe kanë bërë thirrje që kushdo që ka më shumë informacion të paraqitet.

Aktori mori famë të menjëhershme pas suksesit të dokumentarëve të “Cheer” që u publikuan në Netflix në janar, dhe që së fundmi fitoi dy çmime Emmy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *