Vendosni fjalën kyçe....

Roland Bejko emërohet drejtues politik i PD-së në Gjirokastër


Roland Bejko është emëruar drejtues politik i PD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ai zëvendëson në këtë post Tritan Shehun, i cili i është bashkuar grupit të mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili ka njoftuar kryetarët e degëve në këtë qark për caktimin e drejtuesit të ri politik.

“Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko. Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

 Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm.”- shkruhet në mesazhin e Bardhit.

Emërimi i Bejkos vjen vetëm pak pas emërimit të Enkelejd Alibeajt si drejtues politik i qarkut të Shkodrës, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit nga ky post.