Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Ramës: Çdo udhëtim i kushton minimumi 150 mijë euro, s’marrim dot një avion për të shuar flakët


Kreu i PD-së Berisha akuzoi qeverinë për çmimin e naftës në vend duke qenë se shqiptarët paguajnë sot çmimin më të lartë krahasuar me rrogën.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël, ish-kryeministri tha se ndërsa udhëtimet e kryeministrit kushtojnë 150 mijë euro minimumi, vendi nuk ka mundësinë të marrë me qira një avion të specializuar për shuarjen e flakëve.

“Sot ne paguajmë çmimin më të lartë në Botë në proporcion me rrogën për naftën. A do ti themi ndal ne kësaj me të gjithë ata që kanë makina? Në Maqedoni ishte 185 lekë, në Shqipëri 250 lekë. Ne e meritojmë se heshtim. Nëse nuk heshtim, nuk mund të ndodhë të na e bëjnë këtë punë. Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avion në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimum. Por një Canader nuk mund ta marrim ne në verë me qera, ta mbajmë për zjarret. Programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju për qeverinë e PD-së. ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi që sot është monist. i tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos. Nuk duhet të kemi asnjë kompleks”, u shpreh Berisha. Sot ne pas Bjellorusisë së Lukashenkos jemi vendi i vetëm në Europë me regjim monist. Sot si kurrë ndonjëherë, duke filluar nga portieri i ministrisë te ministri, nga portieri i gjykatës te kryetari i Gjykatës  së Lartë, Kushtetuese, SHISH, Komisioneri i të dhënave personale janë në duart e një partie. Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet kryekëput në uzurpimin total të pushteteve në një parti.” – tha ndër të tjera Berisha.