Vendosni fjalën kyçe....

Mesi shënon supergolin dhe barazon rekordin e Xavi-t, 767 ndeshje me Barcelonën


Lionel Messi arriti të barazojë rekordin e lojtarit legjendar Xavi për sa i përket numrit të ndeshjeve, teksa shënoi një dygolësh në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Huescas.

Mesi numëront ani 767 ndeshje me ngjyrat e Barcelonës, i njëjti numër ndeshjesh që ka luajtur edhe Xavi Hernandez. Argjentinasi 33-vjeçar arriti të shënojë dy gola në fitoren e thellë 4-1 të ekipit katalanas në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Këtë sezon ‘pleshti’ ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje duke ndihmuar ekipi që të qëndrojë në garën për titullin kampion. Barcelona ka tashmë 15 ndeshje pa humbje dhe i ka hedhur pas krahëve telashet e mesit të sezonit duke qenë vetëm katër pikë larg Atletiko Madridit të kreut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *