Vendosni fjalën kyçe....

Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha, i cili e mori këtë detyrë pas vendimit të Këshillit të Ministrave.

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri, Manja ka kërkuar nga ai dhe trupa e specialistëve të Shërbimit të Provës zbatimin e ligjit: “Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi i ligjit.”

“Shërbimi i Provës është një hallkë e rëndësishme e gjithë sistemit të drejtësisë që shërben në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar nga gjykata.

Nuk do të lejoj, dhe e bëra të qartë si kristali sot, që specialistët e këtij shërbimi ta përdorin mandatin e shtetit për qëllime të errëta kafeneve e restoranteve të Shqipërisë duke thyer besimin e qytetarëve dhe të shtetit.

Kam besim se drejtori i ri, Ervin Hoxha, që sapo u prezantua, ndan të njëjtat qëndrime, synime dhe vizion me mua. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Nëse ndokush mendon ndryshe, duhet të shkëputet vetë, ose do ta shkëpusim ne. Ligji, e drejta dhe qytetarët janë të parët.”- shkruan Manja.