Vendosni fjalën kyçe....

KLSH-ja kallëzon në Prokurori ish-drejtorin e ALUIZNIT dhe 3 punonjës të Kadastrës në Lushnjë


Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Lushnjës ish-drejtorin e ALUIZNIT në këtë qytet një përgjegjës sektori dhe dy specialistë të Drejtorisë së Agjencisë së Katadstrës.

Kallëzimi është bërë pas një auditimi në ASHK-në e Lushnjës ku janë konstatuar veprime në kundërshtim me ligjin duke sjellë dëmtim të rëndë të interesave të ligjshme të shtetit ose personave të tretë.

Njoftimi i plotë:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zhvilluar auditimin me objekt “Mbi procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit” në Drejtorinë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje.

Nga ky auditim janë konstatuar një sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialistë në DVASHK Lushnje.

Këto (mos)veprime të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë.

Për sa më sipër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje kallëzimin penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.