Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tregon pozicionin për zgjedhjet e pjesshme vendore: Kandidatët do i zgjedhim me primare


Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar pozicionin e lëvizjes që ai udhëheq për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Berisha thotë se ka vendosur që të kandidojnë në të gjitha Bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje.

Ndërsa kandidatët Berisha ka vendosur që t’i zgjedhë përmes procesit të primareve të ngjashëm me atë në SHBA.

Ne kemi vendosur që në këto zgjedhje për kryetar në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë të marrim pjesë.

Kandidatët tanë do t’i përcaktojnë anëtarët. Pra, do të bëhen zgjedhjet në struktura dhe kandidatët më të votuar do të jenë zyrtarisht kandidatë.

QYTETARI vendos se kush do të jetë kandidat, as Sali Berisha, as Kryesia, askush tjetër.

Ky proces është i ngjashëm me primaret në SHBA dhe është i dëshmuar si më i suksesshmi, transparenti dhe besojmë se do të sjell rezultatet më të mira për ne.

I ftoj edhe njëherë të gjithë anëtarët që të bëhen pjesë e këtij procesi për t’i dhënë legjitimitetin e duhur secilit kandidat.

Lista jonë padyshim se do të jetë listë fituese e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në secilin kuptim të fjalës”-shkruan Berisha