Vendosni fjalën kyçe....

Humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë në Vlorë 25-vjeçari nga Korça


Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në Dukat të Vlorës.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Fushë Dukat ndërsa viktima është drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari Renato Shpata.

Sipas policisë, i riu me banim në Korçë, ka humbur drejtimin e mjetit Seat dhe është përplasur me murin anësor të rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës ndësa dy udhëtarët e tjerë janë plagosur.

Njoftimi

“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”