Vendosni fjalën kyçe....

“A duhet legalizuar kanabisi?” – Rama tregon pyetjen e 6 të Këshillimit Kombëtar: Të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive politike


Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim lidhur me nismën për Këshillimin Kombëtar, duke ndarë pyetjen e 6 të pyetësorit për të cilin kërkon mendimin e shqiptarëve. Kjo pyetje është nëse duhet legalizuar kanabisi apo jo.

Rama i fton qytetarët të plotësojnë formularët, ndërsa shprehet se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin.

“KËSHILLIMI KOMBËTAR / PYETJA 6

Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon https://keshillimikombetar.al/”- shkruan Rama.

Formularët e Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë u janë dërguar tashmë banorëve të Tiranës në shtëpi. Qytetarët mund t’i plotësojnë dhe më pas me anë të një zarfi mund t’i dërgojnë me postë falas në Kryeministri. Mundësia tjetër është që qytetarët t’i plotësojnë formularët e pyetjeve edhe online.