Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i LSI-së: Drejtoresha e Tatimeve shkeli ligjin për biznesin e bashkëshortit


Lëvizja Socialiste për Integrim, ka akuzuar drejtoreshën e Tatimebe Delina Ibrahimaj se ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj.

Lidhur me këtë rast, LSI i ka kërkuar KLSH-së që të hetojë. Denoncimi është bërë nga ish-deputetja Silva Cakaj, e cila ka publikuar edhe një video-kronike me faktet siç i quan ajo.

 “Jemi sot këtu për të denoncuar një skandal të Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, një skandal që tregon qartë se shteti është privatizuar totalisht, se ligji nuk vepron dhe se qeveria e rilindjes e cila godet me ligj e pa ligj mijëra biznese nga ana tjetër mbron në mënyrë të paligjshme interesat familjare të tyre.

Për më shumë ndiqni videon e cila zbërthen në detaje çfarë ka ndodhur.

KLSH të fillojë me urgjencë kontroll të thelluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

Kërkojmë gjithashtu që KLSH të fillojë një kontroll në Qendrën Kombëtare të Bizneseve lidhur me këtë skandal.

Prokuroria të fillojë hetimin kryesisht, qeveria të reagojë menjëherë përballë këtij skandali kaq të rëndë, i cili ka vendosur shtetin në funksion të interesave familjare.

Kujtojmë që të gjitha faktet që bëhen sot publike janë siguruar nga ëebet publike të Qendrës Kombëtare të Bizneseve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe këto të dhëna të siguruara janë ruajtur për t’i dalë përpara çdo manipulimi qeveritar të tyre.”- deklaron Caka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *