Vendosni fjalën kyçe....

Merr sot detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare, në ceremoni edhe Rama, Basha e Meta


Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Arjan Dodaj merr sot detyrën. Ceremonia e dorëzimit të detyrës po zhvillohet te Katedralja e Shën Palit, në Tiranë.

Kjo ceremoni ka bërë bashkë sot edhe krerët e politikës shqiptare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Të tjerë politikanë janë gjithashtu të pranishëm.

Të pranishëm janë edhe drejtuesit e komuniteteve të ndryshme fetare në vendin tonë.

Kujtojmë se imzot George Frend dha dorëheqjen nga kujdesi baritor i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës dhe emëroi në vend të tij Arjan Dodajn.