Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha nuk firmos dot për kandidaturat e zgjedhjeve të parakohshme të 6 marsit


Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Drejt’ në Ora News deklaroi se Basha nuk mund të firmosë dot kandidatura për zgjedhjet e 6 marsit pasi sipas tij Basha nuk përfaqëson më PD-në.

“Është shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni. Celibashi i vetëm nëse zbaton urdhrin e Ramës pranon Bashën si kryetar.

Unë motivohem çdo ditë e më shumë nga zhvillimet që i takojnë fantazitë e Orëell, ku nuk gjenden personazhe ku 1950 karrige mbajnë 5004 persona. Njerëzit prandaj motivohen sepse e shohin se iku pluralizmi. Basha është një “shpifë” si ata që vihen në arë për të larguar zogjtë. Unë nuk kam asnjë dorë lidhur me protestat kundër Bashës, pro ai i mbyti me gaz ata që i kanë votuar. I ka lënduar në çdo aspekt ata protestues që po vinin në shtëpinë e tyre”-deklaroi Berisha.