Vendosni fjalën kyçe....

S’i ndahen telashet ligjore ish-presidentit Trump, prokurorja demokrate kandidate për Guvernatore e akuzon për mashtrim


Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shtetit që të urdhërojë ish-presidentin Donald Trump, djalin e tij Donald Trump Jr. dhe vajzën Ivanka Trump që të përmbushin kërkesat e mëparshme për të bashkëpunuar me hetimin e saj për shkelje të supozuara financiare të Organizatës Trump.

James pretendoi se hetimi ka ‘zbuluar prova të rëndësishme që sugjerojnë se Donald J. Trump dhe Organizata Trump vlerësuan në mënyrë të rreme dhe mashtruese asete të shumta dhe i fshehën ato vlera tek institucionet financiare për përfitime ekonomike’.

Ajo pretendoi se perandoria e biznesit e ish-presidentit përdori një skemë ‘për të marrë një mori përfitimesh ekonomike, duke përfshirë kreditë, mbulimin e sigurimeve dhe zbritjet e taksave’.

Prokurorja e Përgjithshme kërkoi një depozitim nga Donald Trump muajin e kaluar dhe madje pezulloi fushatën e saj për Guvernatore për t’u fokusuar në hetimet në vazhdim, përfshirë atë në lidhje me ish-presidentin.

Trump u përgjigj duke paditur James, duke e akuzuar atë për abuzim me pushtetin prokurorial për përfitime politike dhe duke kërkuar përjashtimin e saj nga hetimi. Ajo e quajti veprimin ligjor pjesë të një taktike ngecëse të përdorur nga Organizata Trump.

James më parë ishte instrumental në rrëzimin e ish-shefit të saj, guvernatorit Andreë Cuomo, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij gushtin e kaluar për akuzat për ngacmim seksual, të cilat zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ndihmoi në zbulimin dhe publikimin.