Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë fëmija 3-vjeçar në Elbasan


Një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në spitalin e Elbasanit.

Ai është dërguar në spital me temperaturë të lartë pasditen e djeshme ndërsa ka ndërruar jetë rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjës do pritet ekspertiza mjeko-ligjore thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.”