Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria shkatërron San Marinon dhe kap vendin e dytë


Shqipëria ka fituar me rezultat të thellë ndaj San Marinos për llogari të Kualifikueseve për Botërorin Katar 2022.

Në Elbasan Arena, kuq e zinjtë kanë shpalosur të gjithë repertorin duke shënuar 5 gola.

Manaj hapi siparin e golave në pjesën e parë në minutën e 32’ duke e mbyllur kështu fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë dyfishoi rezultatin Laçi me një goditje jashtë zone në minutën e 58. Tre minuta më vonë do shënonte edhe Armando Broja pas një krosi në zonë të Odise Roshit.

Më pas po Roshi do shërbente për Hysaj që me kokë do dërgonte topin në rrjetë në minutën e 68’.

Në minutën e 80’ do kishte vend edhe për Uzunin për të regjistruar emrin në golashënuesit e sotëm.

Me ktë fitore kuq e zinjtë shkojnë në vendin e dytë me 1 pikë më shumë se Polonia që barazoi ditën e sotme me Anglinë me këtë të fundit që kryeson Grupin I me 16 pikë.