Vendosni fjalën kyçe....

Basha shpërndan foto nga takimi me gratë e LDGSH-së: Do të shpalosim vlerat tona, larg gjuhës së urrejtjes


Pas takimit që zhvilloi sot me gra të LGDSH-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga ky takim.

Ai shprehet se në procesin për zgjedhjet në LDGSH demokratët do të shpalosin vlerat e tyre, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës.

“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes së Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksinat e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e lincimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.”- shkruan Basha krahas fotove.

Kujtojmë se të rinjtë e FRPD-së e pritën atë sot me pankarta dhe thirrjet “Ik, Ik!” jashtë ambientit ku u zhvillua ky takim. Po ashtu gjuajtën edhe me vezë në drejtim të makinës së tij.