Vendosni fjalën kyçe....

Olta Xhaçka: 4 pikat që Shqipëria propozon për mbrojtjen dhe përfaqësimin e grave


Në fjalimin e parë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë si anëtare jo e përhershme Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka propozuar katër pika për mbrojtjen e grave dhe përfaqësimin e tyre.

“Megjithatë, ne e dimë se pjesëmarrja dhe mbrojtja ecin paralelisht. Për këtë arsye unë do të doja të përqendrohesha në 4 pika kryesore:

Së pari, të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së.

Së dyti, të krijojmë mekanizma financimi fleksibël të afta për të vepruar shpejt dhe për t’u përgjigjur me shpejtësi kur gratë lidere përballen me kërcënime dhe akte ndëshkimore – Krijimi i Dritares së Financimit për Gratë Aktiviste të të Drejtave të Njeriut më herët sot është një zhvillim pozitiv dhe Shqipëria do të japë kontributin e saj për fondin.

Së treti të rrisim fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave dhe për organizatat e lëvizjet e te drejtave të grave të udhëhequra nga gratë, në zonat delikate dhe të prekura nga konflikti.

Së katërti, të rrisim llogaridhëniën në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Këshilli duhet të luajë një rol thelbësor në këtë drejtim. Një rol vendimtar. Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Faleminderit!”– u shpreh Xhaçka gjatë fjalës së saj.