Vendosni fjalën kyçe....

Kroacia do fusë në përdorim euron, qeveria thirrje për depozitim të parave në banka


Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka prezantuar projektligjin për futjen e euros si valutë zyrtare dhe disa udhëzime për rregullimin e procesit të ekonomisë, raportojnë mediat kroate.

“Qëllimi i prezantimit është ta sensibilizojë më tej publikun rreth ligjit për futjen e euros si monedhë zyrtare në Kroaci”, tha Plenkoviç.

Ai thotë se një nga arsyet kryesore pse po e futin euron është se Kroacia është një vend shumë i “euroizuar”. 

“Që më 10 korrik 2020, ne u pranuam në Mekanizmin Evropian të Kursit të Këmbimit. Kështu Kroacia ka konfirmuar reputacionin e saj për përmbushjen sistematike të objektivave të saj të eurozonës. Ne kemi miratuar gjithashtu një plan për të shkëmbyer kunën me euron, një vit më parë”, tha Plenkoviç.

Ai u bëri thirrje qytetarëve kroatë që nëse kanë para në shtëpi, t’i depozitojnë ato në banka sepse kunat do të konvertohen automatikisht në euro.

“Çmimet do të jenë të theksuara në kuna dhe euro edhe për një vit, për të gjithë vitin 2023”, shtoi ai.