Vendosni fjalën kyçe....

“Do mbyllen palestrat, diskot e pub-et. Administrata pushim nëse mund të punojë nga shtëpia” – Rama


Kryeministri Rama tha në mbledhjen e qeverisë se do mbyllen të gjitha mjediset ku ka grumbullim masiv njerëzish si diskot, palestrat e pub-et.

Ai njoftoi edhe nisjen e pushimeve për të gjithë administratën që ka mundësinë të punojë nga shtëpitë si dhe pushim për njërin nga prindërit që ka fëmijë të mitur e që nuk përfshihen në kategorinë e parë.

‘Do i mbyllim të gjitha, pub-e palestra, disko e mjedise që mbledhin shumë njerëz. Për të vendosur shëndetin të parin. Janë të domosdoshme të zvogëlojmë lëvizjet e panevojshme. Nuk mund të shkojmë në klube e palestër e t’ia sjellim sëmundjen gjyshit apo gjyshes së sëmurë, bashkëshortes shtatzënë. Nuk është luftë që do zgjasë me vite, por kërkon vullnet e disiplinë. Për këtë arsye nga dita e nesërme do çojmë në shtëpi që mund të vijojë punën përmes kompjuterit. Nuk do japim më shërbime në sportele për të gjitha shërbimet online. Aplikimet do bëhen online dhe shpresojmë që pasi kurba të bjerë, të gjithë të marrin përgjigje. Të gjithë prindërit që kjanë një fëmijë të mitur, për atë pjesë të administratës që nuk e kap leja e parë, ne do i japim lejen të qëndrojë në shtëpi. Ata që janë të sëmurë kronikë do marrin shërbimet, ndërsa të tjerët sipas planifikimit. Nuk do mbyllim ende restorantet e klubet por të gjithë të garantojnë një modifikim duke krijuar distancë 2 metra nga njëra tavolinë te tjetra.’ – tha Rama.

Ai ftoi opozitën që t’i mbledhe akuzat ndaj qeverisë dhe t’i bëjë kur të mbarojë lufta ndaj koronavirusit pasi tani ato i shërbejnë vetëm panikut të qytetarëve.