
Ish-deputeti i PD-së Salianji reagoi sërish pasi selia blu e la jashtë garës për kreun më 23 maj.
Salianji shkruan në rrjetet sociale se drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi.
Ai thekson se nuk do ndalet në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar PD-në.
“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.
Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.
Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.
Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.” – shkruan Salianji nw Facebook.