Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan ultimatum në mes të Kuvendit: Shqipëria të marrë masa kundër FETO-s deri në vizitën time të ardhshme


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë lëshoi edhe një ultimatum përpara deputetëve mbi çështjen e FETO-s dhe aktivitetit të saj në vendin tonë.

Erdogan kërkoi që Shqipëria të marrë masa kundër FETO-s deri në vizitën e tij të ardhshme.

Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë. Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare.

Nëse nuk veproni në kohë, tentativa si në Turqi mund të përsëriten dhe në vendin tuaj. Ne si shtet kemi paguar një kosto shumë të rëndë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe shpresoj që kjo çështje të ketë marrë fund në vizitën time të ardhshme në Shqipëri”- tha Erdogan.