Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan mban fjalën përshëndetëse në Kuvend: Edhe pse ka kufi fizik mes nesh, Shqipëria është fqinji ynë me zemër


Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan po mban fjalën e tij përshëndetëse në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Gjatë fjalës së tij, Erdogan foli për marrëdhëniet mes dy vendeve duke u shprehur se pavarësisht distancës fizike, Shqipëria është fqinj me zemër i Turqisë.

“E nderuar zonja kryetare, i nderuar zoti kryeministër dhe të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonja dhe zotërinj, në emrin tim, delegacionit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta.

Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe humane dhe me këtë rast të jem këtu në Kuvendin e Shqipërisë sëbashku me juve.

Para 3 javësh mirëpritëm në Turqi kryetaren e Parlamentit, zonjën Nikolla, me të cilën kemi shkëmbyer mendime në lidhje me fushën se si të përmirësojmë marrëdhëniet tona ndërparlamentare në të ardhmen.

Ne ramë dakord që rritja e kontakteve dhe bashkëpunimi mes deputetëve tanë do të japë një rezultat serioz në forcimin e bashkëpunimeve tona.

Menjëherë pas shpalljes së republikës së Shqipërisë në vitin 1923-shin, është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë dhe kjo marrëveshje e cila quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë dhe bashkëpunimit në thelb përmban dhe zbulon se marrëdhëniet tona nuk janë vetëm ndërmjet shteteve por edhe njerëzve dhe komuniteteve tona.

Edhe pse ka kufi fizik mes nesh Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Marrëdhëniet tona janë të rrënjësuara në një histori të gjatë dhe të fortë që përfshin 6 shekuj.

Këto marrëveshjet e bashkëpunimit tonat të cilat rrënjët i kanë të thella dhe tradicionale janë të forta.”– tha Erdogan.