Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj nga Fieri: Sot PD-ja nuk ndahet vetëm nga një njeri por edhe nga një kulturë


Deputeti Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët e Fierit tha se kjo që po ndodh sot në PD është ndarja me një kulturë dhe jo vetëm ndarja me një njeri.

Sipas tij koha kërkon një mentalitet të ri, kultura të reja dhe të PD-ja të kthehet në parti të vlerave.

Çfarë entuziazmi sot. Si do i përgjigjemi këtij ritmi sot? kësaj sfide? Duhet të shohim para për të rinjtë. T’i dëgjomë ata. Kjo që po na ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë. E jona para disa kohësh, pasi ishte koha që e kërkonte të tillë dhe dritëhijet e veta. Sot koha ka ndryshuar, kërkon mentalitet të ri, kultura të reja, ja ato fytyra të reja atje. Ato fytyra që nuk kanë pasur zë. Kanë qenë të strukur. Nga sot, për shkak të së sotmes do të duhet që njerëzve do duhet ti flasim me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë, pasi kjo është sfide qytetarie. Ndaj PD duhet të kthehet në parti të vlerave. Ju falënderoj të gjithëve për leksionet e mëdha të demokracisë, të qytetarisë, të moralitetit që do të duhet të bëjë qytetaria shqiptare.”, tha Alibeaj.