Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në takimin e Bashës në Fier, FNSH-ja kordon sigurie për të shmangur përplasjen (Video)


Takimi i Kreut të PD-së, Lulzim Basha në Fier është shoqëruar me tensione mes mbështetësve të Sali Berishës që kishin dalë në protestë kundër tij dhe mbështetësve të kryedemokratit të cilët marrin pjesë në mbledhje.

Edhe pse nuk ka pasur një përplasje fizike mes tyre thirrjet kundër njëri tjetrit kanë shoqëruar pritjen e Bashës përballë “Teatrit Bylis”.

Ndërkohë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë formuar një kordon sigurie mes dy grupimeve për të shmangur përplasjen fizike.