Vendosni fjalën kyçe....

Trafik droge me autombulancë, kapen 320 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë (FOTO/VIDEO)


Një sasi e madhe droge është gjetur në një autoambulancë në kufirin greko-shqiptar, në Igumenicë. Sipas medieve greke, drejtuesi i ambulancës u arrestua, ndërsa u konfiskuan rreth 320 kilogramë kanabis të papërpunuar.

Droga ishte e ndarë në 13 çanta me 129 pako që përmbanin secila nga 319 kg 200 gramë marijuanë.

“Sot (15-01-2022) në Igumenicë, një numër i madh i punonjësve policorë nga Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Drejtorisë së Sigurisë në Igumenicë, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor në Igumenicë dhe Policinë Rrugore të Igumenicës kanë vazhduar sekuestrimin e një sasie droge në Igumenicë.

Për rastin është arrestuar një shtetas, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal për posedim, transport dhe trafik droge.

Në veçanti, në kuadër të kontrolleve të synuara, policia ka lokalizuar një autoambulancë të drejtuar nga i akuzuari dhe gjatë kontrollit brenda ka konstatuar se ajo ishte e ngarkuar me çanta udhëtimi.

Më konkretisht, u gjetën (13) çanta, të cilat përmbanin gjithsej (129) pako me drogë të papërpunuar, me peshë totale prej 319 kilogramësh e 200 gramë.”– thuhet në njoftimin e Policisë greke.

Gjithashtu, pranë drejtuesit të mjetit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokainë, një shumë parash 900 Euro dhe 3 aparate celularë.