Vendosni fjalën kyçe....

Në karantinë, Johnny Depp i bashkohet për herë të parë botës së rrjeteve sociale (VIDEO)


Karantina ka bërë që aktori Johnny Depp më në fund t’i bashkohet botës së mediave sociale. Mëngjesin e së enjtes ai publikoi një video ku shfaqej i rrethuar nga qirinjtë.

“Kjo është eksperienca ime e parë në botën e mediave sociale, nuk kam bërë ndonjë gjë si kjo më përpara dhe nuk kam patur ndonjë arsye të veçantë deri tani.

Tani është momenti për të nisur një dialog mbi kërcënimin e armikut të padukshëm që ka shkaktuar tragjedi dhe dëme të jashtëzakonshme në jetët e njerëzve.

Mendoj se duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve të vështira dhe sfiduese, për komunitetin tonë, për veten, për botën dhe për të ardhmen”- thotë Depp.

Më pas ai publikoi një version të tij të këngës “Isolation” të John Lennon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *