Vendosni fjalën kyçe....

1 vit nga nisja e protestave, Jelekët e Verdhë përplasje të dhunshme me policinë në Paris (Videot)


Jelekët e Verdhë festuan sot 1-vjetorin e nisjes së protestave të tyre duke organizuar tubime në disa qytete franceze. Protesta e tyre në Paris u shoqëua me skena kaotike e përplasje të dhunshme me policinë.

Ata hodhën gurë e sende të tjera ndaj policisë në disa barrikada të përshtatura prej tyre ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me makina ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës.

Protestuesit përmbysën disa makina të parkuara dhe i vunë zjarrin disa prej tyre.

Një qendër tregtare dhe disa stacione autobusësh u vandalizuan nga protestuesit të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre për mosveprimin e qeverisë nda kërkesave të tyre.

Policia kishte arrestuar 61 protestues deri në orën 15:00 konfirmoi prefekti i Parisit, Didier Lallement, duke shtuar se disa oficerë u plagosën në përleshje.

Jelekët e Verdhë i nisën protestat e mëdha franceze në nëntor të vitit të kaluar.

Protestuesit fillimisht nisën nga rritjet e planifikuara të taksave të karburantit por më tej atyre iu shtuna edhe kërkesa të tjera si dorëheqja e presidentit Emmanuel Macron dhe përmirësimi i standardit të jetës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *