Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Duhet Vettingu në politikë, Rama, Berisha dhe Meta po e mbajnë peng Shqipërinë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një interviste televizive, akuzoi rivalët e tij politikë se po mbajnë peng vendin për interesat e tyre personale.

Ai theksoi rëndësinë e Vettingut në politikë, duke thënë se ajo që i bashkon kryeministrin Edi Rama, Sali Berishën dhe Ilir Metën është pikërisht kundërshtimi i vettingut të politikanëve.

“Siç kemi treguar ne me gisht, por dhe me fakte dhe me prova korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe atij vet, apo siç kemi treguar se Trkëndëshi i Bermudës do me çdo kusht ta mbajë Shqipërinë kështu siç është në kushtet e tranzicionit të tejzgjatur, ashtu dhe ata na akuzojnë ne, siç e thatë dhe ju. Po kush e ndan shapi nga sheqeri? Kush tregon se kush mban peng kë? Unë e them sot fare hapur para shqiptarëve: Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, mbajnë peng Shqipërinë. E them sepse e di që këtë e besojnë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, demokratë, socialistm anëtarë të LSI-së dhe të gjithë partive të tjera, e ndajnë për interesat e tyre. Sigurisht ata janë të lidhur me interesa të fuqishme të politike, financiare, ekonomike, siç e thatë dhe ju.

Po kjo është fjala ime ndaj fjalës së tyre, që populli që shqiptarët ta kuptojnë se kush ka të drejtë, le të bëjmë vettingun e politikanëve. Çdo politikan, nga i pari tek i fundit, pasuria e çdo politikani, e çdo familjari, e rrethit familjar, e ortakëve të deklaruar apo të padeklaruar, të kalojë në sitën e vettingut të politikanëve. Dikur e mbështesnin, ca bënin sikur e mbështesinin, ca e mbështesnin.

Tani ajo që bashkon trekëndëshin e Bermudës, janë që të tre kundër vettingut të politikanëve. Kjo nuk është thjesht një sfidë, është një kërkesë e shoqërisë: dilni dhe vendosni kamerat dhe pyesni njerëzit, e doni apo nuk e doni vettingun e politikanëve. Bën vettingun e noterëve, bën vettingun e policëve, vetëm vettingun e marangozëve s’ka bërë akoma, s’pranojnë vetëm vettingun e politikanëve. Politikanë, krytearëve bashkive, deputetëve, kabinetit qeveritar, kryetarëve të institucioneve kryesore kushtetuese dhe siç e thash ta fillojmë meqë, në qoftë se kujtojnë se e paskam si instrument politik, ta fillojnë me kryetarin e opozitës.”- deklaroi Basha.