Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Ajo që e lidh Berishën me Ramën është mbajtja e “status quo”-së, asnjë person “non-grata” nuk mund të vijë në pushtet


Në një intervistë televizive, Lulzim Basha thotë se ajo që i lidh ish-kryeministrin Sali Berisha me kryeministrin Edi Rama është mbajtja e stgatus quosë.

Duke iu referuar Berishës, Basha theksoi se asnjë person non-grata në Shqipëri nuk mund të vijë kurrë në pushtet.

“Dua dhe një herë të theksoj, se ajo që e lidh Sali Berishën me Edi Ramën është mbajtja e status kuosë. Sali Berisha nuk ka interes të sjellë demokratët në pushtet, sepse e di që këtë nuk mund ta realizojë më kurrë.

Asnjë person non-grata në Shqipëri nuk mund të vijë kurrë në pushtet, asnjë person i mbështetur nga një person non-grata nuk mund të vijë kurrë në pushtet. Shqiptarët, demokratët në veçanti janë një popull amerikan dhe këtë Sali Berisha e di fare mirë.

Prandaj mos t’i kthehemi asaj që sapo thashë, besoj e shpjegon fare qartë motivin, e ka thënë ai, nuk ka nevojë të më pyesni mua. Ky është interesi i Sali Berishës, bunkerizimi i Partisë Demokratike. Normalisht kjo çon ujë, e kupton çdo kush këtë me dy pare mend në kokë.”- tha Basha gjatë një interviste për “News 24”.

Duke i quajtur Trekëndëshi i Bermudës, kryedemokrati tha se ajo që e bashkon treshen Rama-Berisha-Meta është kundërshtimi për Vettingun në politikë.

“Tani ajo që bashkon trekëndëshin e Bermudës, janë që të tre kundër vettingut të politikanëve. Kjo nuk është thjesht një sfidë, është një kërkesë e shoqërisë: dilni dhe vendosni kamerat dhe pyesni njerëzit, e doni apo nuk e doni vettingun e politikanëve. Bën vettingun e noterëve, bën vettingun e policëve, vetëm vettingun e marangozëve s’ka bërë akoma, s’pranojnë vetëm vettingun e politikanëve. Politikanë, krytearëve bashkive, deputetëve, kabinetit qeveritar, kryetarëve të institucioneve kryesore kushtetuese dhe siç e thash ta fillojmë meqë, në qoftë se kujtojnë se e paskam si instrument politik, ta fillojnë me kryetarin e opozitës.”– tha Basha.