Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në PD, Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë


Kryeministri Edi Rama ka bërë një postijm në rrjetet sociale, ku duket se ka ironizuar situatën në Partisë Demokratike.

Ai ka publikuar një shprehje dhe një foto të John Wayne: ”Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë.”

Ëayne është një ish-aktor amerikan që ka luajtur në filma Western dhe filma me tema të luftës.

Ky reagim i Ramës vjen pasi më herët, protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër Lulzim Bashës u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje të demokratëve me njëri-tjetrin.