Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla: Të jeni të sigurt se PS do fitojë zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme, mos i shkoni mbrapa non-gratës


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu bëri thirrje deputetëve që të mos pengojnë investimin në Portin e Durrësit, të cilin e konsideron si investimin më të madh në vendin tonë.

Balla u shpreh i bindur në fitoren e PS-së jo vetëm në zgjedhjet lokale, por edhe ato parlamentare.

Ai bëri edhe një paralajmërim për kryetarin e PD-së Sali Berisha, të cilit i tha se shumë shpejt do të zbulojë se çfarë “çante” i la atij në zyrë në vitin 2011, i besuari i Vladimir Putinit, politikani Konstantin Kosachev. 

“Dhe një gjë dua ta dini ju dhe ta dini shumë mirë, që Shqipëria sot ka kryeministrin e duhur në momentin e duhur dhe të jeni të sigurt që PS dhe Edi Rama do t’i fitojmë edhe zgjedhjet vendore edhe zgjedhjet e përgjithshme. Por për ta mbyllur debatin, i bëj thirrje ndërgjegjësimit të secilit prej deputetëve të cilët zemrën e kanë në vendin e duhur dhe mendjen e kanë në vendin e duhur. Hiqni dorë nga sulmet që i bëni investimit më të madh në Shqipëri sikurde është investimi për Portin e Durrësit.

Mos i shkoni nga mbrapa symbyllur non gratës dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit.  Për Non gratën e kemi me letra, për bashkëpunëtorin jemi duke i parë letrat, është i rregjistruar në borderonë e Vladimir Putinit. 37 ditë përpara se të votohej për turp thika pas shpine e Shqipërisë e Kosovës, më 25 Janar 2011, Kostandin Kozarcev e dashur Flutur hynte në zyrën e Sali Berishës dhe Sali Berisha njoftonte për shgtyp se kishte hapur një epokë të re të bashkëpunimit me Putinin dhe se çfarë çante ka lënë Konstantin Kosachev në zyrën  e Sali Berishës ju do ta mësoni shumë shpejt.”– tha Balla.