
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kërkoi heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për ndryshimet në ligjin “Për Gardën e Republikës”, duke e shtyrë për shqyrtim në seancën e 23 prillit.
Partia Demokratike e kritikoi nismën, duke e cilësuar si shërbim ndaj rrethit të Edi Ramës.
I pari që mori fjalën ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës.
Sipas tij ky pr.ligj po bëhet enkas për një person, për njeriun e shoferit të kryeministrit Edi Rama që të bëhet kryegardist.
“Pr/lgji për Gardën është kostum që është përgatitur nga kryeministri që të sjellë të preferuan kë krye të gardës. Parlamenti nuk mund të bëjë një pr.ligji për një person. Nuk ka njeri as në gardë e Parlament që se di që ky pr.ligj po bëhet për t’u bërë Simoni, njeriun e shoferit, kreu i gradës. Ai është pr.ligj për interesa të një individi. Parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ, por për interesin e çdo shqiptari.”, tha ai.
Balla iu kundërpërgjigj, duke shtuar se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë.
Balla theksoi gjithashtu se Garda e Republikës është një institucion elitar, duke shtuar se “punonjësit e saj meritojnë respekt dhe mbështetje, pasi i shërbejnë autoriteteve të shtetit, pavarësisht kush është në pushtet.”
“Nuk e kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë edhe për t’u përgatitur për debat dhe të vish këtu të thuash ndryshe; kjo është shembulli tipik i rastit kur nuk dinë çfarë kërkojnë. Në cilësinë e kreut të grupit kam kërkuar shtyrjen për seancën pasardhëse. Nuk është e vërtetë ajo që u tha.
Garda është elitë në grupin e institucioneve të sigurisë në vend. Punonjësit e Gardës meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës, e cila bën një detyrë të rëndësishme, dhe çdolloj akuze apo insinuate dhe shpifjeje ndaj Gardës është e ulët.
Garda i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je në qeveri apo opozitë. Kryetari i Kuvendit i qëndroj propozimit tim. Është një praktikë pune, se kemi shumë çështje të tjera; kjo të kalojë në seancën e datës 23″, u shpreh Balla