Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e thirrur nga Berisha, Policia thirrje qytetarëve të shmangin disa akse rrugore


Policia e Tiranës ka njoftuar se për shkak të protestës që po zhvillohet në këto momente në selinë e PD-së, do ketë devijim të trafikut dhe si rezultat do të bllokohen disa segmente rrugore.

“Për shkak të protestës që po zhvillohet, Policia do devijojë trafikun dhe do të bllokojë disa segmente rrugore.

Segmentet rrugore që tashmë janë  të bllokuara:

– Rruga nga Toptani deri te Parlamenti

– Rruga “George Ë. Bush”

– Bulevardi Zhan D’Ark”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore të lartpërmendura.