Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron sërish sipërmarrësit: Deklaroni të plota pagat e punonjësve deri më 20 Janar, ndryshe penalitete


Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër deklarim për bizneset që nuk bëjnë deklarimin e plotë të pagave për punonjësit. Ai tha se kanë afat deri më 20 Janar, në të kundërt të gjithë ata që kapen në dhkelje do të përballen me penalitete.

Drejtoria e Tatimeve ka dërguar disa letra tek bizneset që dyshohet se kryejnë evazion ndërsa sipas Ramës, një letër është dërguar edhe tek punonjësit që dyshohet se marrin para në dorë në kundërshtim me ligjin.

“I rikthehem daljes së të dhënave. Duke qëndruar tek aspekti që ka të bëjë me administrimin e këtij sistemi. Për të nxjerrë në pah se si ka ndodhur dhe për të ndëshkuar fajtorët, por flas për sistemin e pagave dhe kjo ka ndihmuar një qartësi në një masë të gjerë të njerëzve lidhur me çfarë po ndodh dhe pse masat që duam të marrim janë të duhura. Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar. Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve. Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve.”- tha Rama.