Vendosni fjalën kyçe....

Shëndetësia në Spanjë kundër La Ligas, nuk mund të luhet futboll në verë


Autoritet mjekësore spanjolle kanë dalë kundër rifillimit të kampionatit, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të pandemisë së Koronavirusit.

Antonio Zapatero, drejtor i spitalit kryesor të kryeqytetit Madrid, i bashkohet pjesës së ekspertëve, që thonë se janë pesimistë për mundësinë të një rikthimi të futbollit të luajtur brenda një kohe të shkurtër. Zapatero nuk e fsheh pesimizmin e tij, i cili bie ndesh me dëshirën e La Liga dhe Federatës Spanjolle të Futbollit.

Unë mendoj se është e pamundur që të mund të kthehemi në fushë këtë verë. Testi nuk është zgjidhja, ama zgjidhja do të varet nga rezultati i testit. Nëse zbuloni se nuk keni antitrupa, jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve

Më tej Zopatero sqaron se sa e rrezikshme është që futbollistët të zbresin në fushë, kur shumë prej tyre mund ta kenë virusin, por janë asimptomatikë.

Në periudhën asimptomatike, deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur. Të luash futboll në muajt e ardhshëm, mendoj se është e pamundur”.