Vendosni fjalën kyçe....

Maliqi tregon ‘prapaskenat’ e votimit kundër Metës: Vendosëm në bllok të abstenonim, por Balla kërkoi pushim dhe bleu deputetët e rinj


Lefter Maliqi, deputeti i futur në parlament pas daljes së opozitës, ka treguar prapaskenat e votimit nga 100 deputetë të rezolutës kundër presidentit Meta.

Sipas Maliqit, deputetët e rinj vendosën në bllok që të abstenojnë gjatë këtij votimi, por kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, kërkoi 30 minuta pushim përpara se të ngriheshin kartonët.

Kaq mjaftoi sipas Maliqit, që Balla të blinte shumicën e deputetëve të rinj, të cilët iu bashkuan votimit kundër presidentit.

 “Parlament ilegjitim, turp, skandal, 100 deputet votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon që Opozita e Re ka pëlqyer joshjet ndërhyrjet, por votimi tregoj këtë të vërtet pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim, por Balla kërkoj 30 minuta pushim dhe ndërhyrjet dhe joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputet.

I bëj thirrje Ruçit dhe Ballës që të gjithë këta deputetët e shitur të opozitës që votuan kundër presidentit dhe Republikës të shkojnë të ulen në krahun e Rilindjes me Ballën dhe kompani.”, shkruan Maliqi.

Më tej, Maliqi shkruan se vetëm 10 deputetët që votuan kundër e abstenuan, nuk pranuan të josheshin nga Rilindja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *