Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 15-vjeçarin në Elbasan, dërgohet me urgjencë drejt spitalit


Një aksident ka ndodhur sot në ditën e parë të vitit 2022, në fshatin Mollas në Elbasan. Mësohet se një 15-vjeçar është përplasur nga një makinë. Ai është transferuar me urgjencë drejt spitalit ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip ‘Opel’ me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç,  banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.