Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një konteiner në Tiranë, vetëm dëme materiale


Një kontenier është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Pashko Hysa” në kryeqytet.

Zjarri ka rënë në një konteiner në pronësi të shtetasit me inicialet P. G., ku për fat të mirë ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e nisjes së zjarrit në kontenier.

“Me datë 01.01.2022, rreth orës 12:45, në rrugën ‘Pasho Hysa’, ka rënë zjarr në një kontinier në pronësi të shtetasit P. G., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”-thuhet në njoftimin e Policisë.