Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika mes shqiptarëve në një supermarket në Greqi


Një sherr ka ndodhur në një supermarket në Greqi, ku protagonist kanë qenë dy shqiptarë.

Mediat greke, raportojnë se dy shqiptarët kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri verbal ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Sherri ka ndodhur në një supermarket në Aliveri, ku njëri prej shqiptarëve ka kërcënuar me thikë bashkatdhetarin e tij.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shqiptarin që mbante armë dhe pritet të dërgohet para drejtësisë. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.