Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për korrupsion, arrestohen dy punonjësit e Bashkisë Kamëz


Policia ka arrestuar ditën e sotme dy punonjës të Bashkisë Kamëz me akuzat për korrupsion.

Në pranga kanë rënë shtetasit Dritan Nikolli dhe Ermal Baci punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz pasi nga hetimet janë konstatuar se në këmbim të parave nuk ndëshkonin shkelësit e ligjit.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

-Dritan Nikolli., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;

– Ermal Baci, 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *