Vendosni fjalën kyçe....

Basha i kthen kartolinën e urimit Ramës: Pleqëri të mbarë


Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka kthyer “kartolinën e urimit” të fundvitit kryeministrit Edi Rama.

Basha urimin ia ktheu në konferencën e fundit me gazetarët që u zhvillua pasditen e sotme ndërsa Kryeministri Rama e zhvilloi atë mëngjesin e sotëm.

Basha i uroi Ramës pleqëri të mbarë në rrafshin personal, ndërsa politikisht tha që mos ardhshin kurrë më në Shqipëri njerëz si ai.

“Për Edi Ramën në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik kurrë mos i ardhtë më Shqipërisë një njeri si ai”-tha Basha.

Ndërsa Rama në mëngjes uroi që të shkonin në shtëpi kundërshtarët e tij politik ndërsa njerëzisht i uroi shëndet në familje.

Politikisht do i uroja të shkonin në shtëpi të gjithë, do ishte shumë mirë për ta por e di që ky urim do bjerë në vesh të shurdhër por njerëzisht të kenë shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri mos ta gjejnë nga shëndeti që shëndetin ta kenë gjithmonë me vete për vete e ca bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar po të më jepnin mundësinë do i çoja në shtëpi të tre” tha Rama.