Vendosni fjalën kyçe....

Kina nis shtytjen për epërsinë teknologjike globale


Qeveria kineze i është drejtuar kompanive vendase të teknologjisë në një përpjekje për t’u bërë ‘e mbështetur te vetja’ dhe gjithashtu ka vendosur një objektiv që vendi të marrë drejtimin global në prodhimin e mikroprocesorëve.

Në një përpjekje për t’u bërë një “superfuqi e teknologjisë”, Partia Komuniste në pushtet e Kinës synon ta kthejë njësinë e saj të çipeve trevjeçare, T-Head, në një projektues të çipave të procesorëve për të mbështetur nevojat e saj për gjysmëpërçuesit.

T-Head zbuloi tashmë procesorin e tretë – Yitian 710 për biznesin e kompjuterave cloud të Alibaba – në tetor dhe u citua nga MarketËatch të thoshte se aktualisht nuk ka plane për të eksportuar çipin në vende të tjera. Çipi i tij i parë, Hanguang 800, i projektuar për inteligjencën artificiale, u zbulua në vitin 2019. I dyti, XuanTie 910, ishte menduar për makina vetëdrejtuese.

Përveç T-Head, manjatë të tjerë të teknologjisë të Kinës, duke përfshirë lojërat dhe gjigantin e mediave sociale Tencent dhe prodhuesin e telefonave inteligjentë Xiaomi, po planifikojnë gjithashtu të investojnë miliarda për të mbështetur planet zyrtare të qeverisë për ta bërë republikën popullore të pavarur në drejtim të prodhimit të çipave.

Kina aktualisht përbën 23% të prodhimit global të gjysmëpërçuesve, por vetëm 7,6% të shitjeve. Ndërsa fabrikat kineze montojnë një sërë produktesh teknologjike botërore, ajo është shumë e varur nga teknologjia nga SHBA, Evropa, Japonia, Tajvani dhe Koreja e Jugut. Pekini dëshiron t’i japë fund kësaj varësie, veçanërisht pasi marka e parë globale e teknologjisë kineze Huawei u shkëput nga teknologjia amerikane në 2018 nën sanksionet e Uashingtonit.

“Mbështetja te vetja është themeli për kombin kinez,” tha Presidenti Xi Jinping në fillim të këtij viti, duke bërë thirrje që Kina të bëhet një ‘superfuqi teknologjike’ për të mbrojtur ‘sigurinë ekonomike kombëtare’.

Çipat e procesorit janë thelbësore për prodhimin e produkteve si telefonat inteligjentë, pajisjet shtëpiake dhe automjetet. Mungesat kanë pllakosur prodhimin global të çipave gjatë vitit të kaluar për shkak të Covid-19, duke rezultuar në vonesa të prodhimit dhe mbyllje të fabrikave.