Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga motori 60-vjeçari në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital


Një aksident ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve në Elbasan, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Sipas policisë, një 60-vjeçar është aksidentuar nga një motoçiketë ndërsa ai ishte duke ecur në këmbë. I plagosuri është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 “Më datë 25.12.2021, rreth orës 13 : 10., në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, Elbasan, në zonën e njohur si tregu i ‘Romëve’, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Elbasan, drejtues i motorrçikletës tip ‘DORIAN’, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.