Vendosni fjalën kyçe....

Kate Middleton befason publikun me talentin e saj në piano për Krishtlindje (VIDEO)


Dukesha e Kembrixhit ka befasuar audiencën me aftësitë e saj në piano. Kate Middleton u shfaq përkrah muzikantit Tom Walker duke luajtur në piano, në një shfaqje të mbajtur me rastin e Krishtlindjeve.

Princi William dhe Kate thanë se kjo Krishtlindje do të ishte ndryshe nga ajo që kishin planifikuar shumë njerëz.

Ata shkruan në një postim në rrjetet sociale që: “Nga ata që janë vetëm ose që duhet të izolohen larg njerëzve të dashur, te njerëzit e jashtëzakonshëm që mbështesin Shërbimin tonë shëndetësor dhe kujdesen për ata që kanë më shumë nevojë – ne po mendojmë për ju.”

Videoja u publikua të premten, megjithëse u regjistrua disa ditë më parë në një event mbretëror të këngëve të Krishtlindjeve të quajtur “Together at Christmas”, dedikuar atyre që “nuk mund të jenë bashkë në Krishtlindje”.

Kantautori britanik Walker tha se dukesha iu afrua pasi u takuan në një event bamirësie, ku kishin biseduar dhe kishin vendosur për të realizuar këtë shfaqje.