Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e bujshme në pistën e Rinasit, çështja nis nga fillimi pas tërheqjes së dëshmitarit


Çështja e grabitjes së disa milionë eurove në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit është kthyer në fazën fillestare. Lëvizja e re vjen pas tërheqjes së Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve, nga marrëveshja me prokurorinë.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit, Bengasi pohoi se nuk i qëndronte marrëveshjes me organin e akuzës duke thënë se dëshmia e tij ishte marrë në kushte presioni.

Të akuzuar për grabitjen e bujshme të 9 prillit 2019 janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

Bengasi ka pranuar më herët se ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, që u përdor për grabitjen, por në seancën e sotme në gjykatë i tërhoqi të gjitha deklaratat e dhëna më herët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *