Vendosni fjalën kyçe....

Gjen vdekjen e moshuara në Tiranë, dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë i pallatit


Një 85-vjeçare ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas policisë, e moshuara me iniciale S.D. dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shyqyri Ishmi’ në kryeqytet.

Njoftimi

“Me datë 22.12.2021, rreth orës 05:00, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja S. D., 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”