Vendosni fjalën kyçe....

Basha shton sigurinë në seli, instalon kamera në hyrje të godinës (VIDEO)


 

 

Një ditë pasi një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha shkelmoi një derë, duket se kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vendosur të shtojë sigurinë në selinë blu.

Gjatë ditës së sotme, kanë qarkulluar pamjet në rrjet ku shihen disa persona duke instaluar kamerave në hyrje të selisë qendrore.

Sipas televizionit “News 24” duket se në çdo cep të godinës, kryesisht në hyrje mund të numërosh më shumë se 8 kamera.

Nuk dihet pse ky vendim, por instalimi i kamerave vjen vetëm një ditë, pas një incidenti që ndodhi në selinë blu kur në momentin e futjes së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit për një mbledhje, një mbështetës i tij shkelmoi derën e sallës e cila ishte e mbyllur.