Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Bllokimi i Komisionit Hetimor nga PS demaskon kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me bojkotimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Hetimit të Inceneratorëve nga përfaqësuesit e maxhorancës.

Basha thotë se ky veprim jo vetëm është i jashtëligjshëm por që sipas tij demaskon përgjegjësit e vërtetë të aferës së inceneratorëve, që sipas tij kërkojnë t’i fshihen drejtësisë.

“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare.

Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve.”- shkruan Basha.