Vendosni fjalën kyçe....

Si po mashtrohet për takimin Basha-Veliaj-Balla?


Një lajm ka qarkulluar në disa portale ditën e sotme për një takim mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliajt si dhe deputetit Taulant Balla, sikur takimi është mbajtur në “Hotel Prestige”.

Është e vërtetë që të tre këta politikanë kanë qëndruar në “Hotel Prestige” një ditë më parë, por jo se kishin lënë një takim mes tyre.

Por ata koinçiduan me njëri-tjetrin ndërsa ishin duke ngushëlluar pronarin e “Hotel Prestige” dhe botuesin Irfan Hysenbelliu, nëna e të cilit një ditë më parë fatkeqësisht është ndarë nga jeta.

Pas lajmit të rremë të gjasme gardistëve me maska që kishin hipur në tarracën e PD-së, duket se ky lajm është fiaskoja e dytë e një tentative agresive me ”Fake news” për ta lidhur Lulzim Bashën me cilindo ministër apo zyrtar socialist nëpërmjet të dhënave të manipuluara.

Lidhur me këtë lajm pak më herët ka reaguar edhe zyra e Shtypit e Selisë Blu, që hodhi poshtë lajmet e qarkulluara duke thënë se kryedemokrati Basha kishte shkuar për ngushëllim në familjen Hysenbelliu së bashku me bashkëshorten e tij Aurela./Hashtag.al