Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali i përgjigjet Bashës me këtë meme: Sipas jush kush është “grata” e kush “nongrata”


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në selinë blu përmes një memeje.

Në memen e shfaqur nga zonja Spiropali, shfaqen dy personazhet e filmave vizatimorë “Tomi dhe Xherri”.

“Sipas jush kush është grata kush nongrata në këtë foto? Votoni”– shkruan Spiropali duke ironizuar Bashën e Berishën.

 

Ky postim i saj vjen pas akuzave të forta që ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha i drejtuan njëri-tjetrit, por edhe pas komenteve të këtij të fundit për kryeministrin Rama.

Kujtojmë se Basha gjatë një Konferencë për Shtyp ditën e sotme, tha se kryeministri Edi Rama ishte një kryeministër “që pret të shpallet non grata”.

Më pas i pyetur nga gazetarët se ku e bazon informacionin që Rama pritet të shpallet “non grata”, Basha tha se nuk ka asnjë informacion të tillë por se këtë e shikon në sjelljet që bën vetë kryeministri.

“Unë s’kam asnjë informacion, por Edi Rama dhe shumë të tjerë meritojnë të shpallen non grata. Edi Rama po sillet si dikush që pret të shpallet non grata, ndaj është në krah të dikujt që është shpallur nongrata si Tom Doshi dhe dikujt tjetër që pretendonte se e kishte përballë si Sali Berisha.”– u përgjigj Basha.